
Kategoria Superiore rinis ditën e sotme me marshin më të lartë teksa derbi i kryeqytetit luhet në ‘Air Albania’ në orën 19:00. Partizani është pritës në përballjen e parë të sezonit me Tiranën dhe fitorja është detyrim për të dy klubet, si gjithmonë.
Kompanitë e basteve kanë bërë parashikimet e tyre dhe në këtë ndeshje, favorit shihen kampionët në fuqi. Fitorja e të kuqve kuotohet me koeficientin 2.0 ndërsa ajo e bardhebluve me 3.33. Barazimi në derbi kuotohet me koeficientin 3.74.
Nga parashikimet te fusha e lojës ka shumë diferencë dhe një ndeshje derbi i ka gjithmonë të 3 rezultatet brenda. Na mbetet vetëm të shohim dhe shijojmë këtë super përballje të elitës së futbolli shqiptar.
Poll