Alexis Sanchez po kalon një formë të shkëlqyer te Arsenali, megjithatë sulmuesi kilian ka deklaruar që nuk dëshiron të qëndrojë më te "Topçinjtë" e Londrës. Sipas tabloidit britanik "The Sun", 5 skuadra europiane janë në garë për të përfituar shërbimet e sulmuesit.
Chelsea, Tottenham, Juventus, Inter dhe PSG dëshirojnë që të transferojnë 28-vjeçarin në ekipet e tyre. Zhvillime të reja priten në orët në vazhdim për sa i përket të ardhmes së Alexis Sanchez.
Poll
