Realdo Fili pas largimit nga Apolonia e ka gjetur veten dhe ka marrë rol kyç në formacionin e Partizanit. Fieraku 20-vjeçar, i cili shënoi golin e parë në Champions League kundër Ferencvarosh, tashmë është në radarët e disa klubeve.
Por, klubi i kuq nuk ka ndërmend që ai të largohet si lojtar i lirë apo me pak kosto. Drejtuesit e Partizanit tashmë kanë vendosur një shifër klauzolë për kartonin e tij, duke e cilësuar në treg me vlerën e 200 mijë eurove.
Sipas burimeve të mediave të ndryshme, ai është përfshirë në listën e menaxherëve të Ferencvarosh, të cilët kanë kërkuar të dhëna më shumë për mesfushorin me tipare sulmuese, por edhe Slovan Bratislava ka hedhur një hap drejt tij, pasi e vëzhguan në fushë.