Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Kjo Tiranë është vetëm e EGBO-së", Gent MUÇA driblon Ard MEMËN: Pse i jepni më shumë merita Gegës? Një trajner kampion nuk largohet jo!

Shkruar nga NEWSPORT
"Kjo Tiranë është vetëm e EGBO-së", Gent

Gentian Muça i ka dalë në mbrojtje trajnerit të Tiranës, Emanuel Egbo-së. Qendërmbrojtësi bardheblu analizoi atë që është përfolur këto ditë për njeriun që po çon kryeqytetasit drejt titullit kampion. Në fjalën e tij për emisionin "Pressing", Muça tha:

"Kontribut të jashtëzakonshëm, që nga periudha që është ndërtuar kjo skuadër, qoftë ajo periudha tranzitore me profesor Ahmatajn, që unë e falënderoj. Aty prekëm fundin. Në humbjen me Kukësin, u përmbys gjithçka. Ajo javë për ne, nga dhe, shkuam në qiell. Kemi fituar një ndeshje në Laç dhe fillojmë të quhemi Tirana.

Por, unë dua të them se kjo skuadër është vetëm e profesor Egbo-së dhe askujt tjetër. Është Gega që është larguar dhe më shumë kredite merr ai që nuk drejton më në Superiore se sa Egbo. Nuk e di pse ndodh kjo. S'e kuptoj.

Thonë të gjithë që Egbo do të largohet. Pse duhet ta thonë? A nuk ishim ne që thamë për dikë pse u largua se fitoi titullin? Ndaj unë them që Egbo s'duhet të largohet. Edhe një herë kjo Tiranë është e profesorit që na drejton tani", përfundoi ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga