Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Kjo ishte një zullumahi e krijuar nga arbitrat", Stavri Nica: Djemtë dhanë maksimumin

Shkruar nga NEWSPORT
"Kjo ishte një zullumahi e krijuar nga arbitrat", Stavri Nica:

Kukësi mori një barazim të rëndësishëm 1-1 përballë Dinamos në “Elbasan Arena”. Pas kësaj ndeshje foli dhe trajneri debutues me verilindorët, Stavri Nica.

“Sigurisht ne bëmë punën tonë javore, me aq sa mund të bësh brenda një jave. Por ajo që më la shije të keqe është episodi i fundit, pasi arbitri dha një korne të paqenë, edhe momenti i golit ishte faull. Mua më duket e çuditshme pasi djemtë dhanë maksimumin. Kjo ishte një zullumahi e krijuar nga arbitrat. Futbolli do të jetë i pastër, të krijohet besueshmëria tek lojtarët, tek ne, por edhe tek tifozët. Asnjë s’ka të drejtë të injorojë futbollin. Të merren masa dhe të jemi më objektivë, ky është thelbi.”

ÇFARË NDODHI PAS 1-0 QË NDRYSHOI LOJËN E KUKËSIT?

-Gjithë problemi i djemve është që të ekulibrohen. Pjesa e parë kishte të bënte me psikologjinë pasi u futën si inferiorë. Skuadra ka dhe probleme teknike. Lojtarët e kthyen pjesën e dytë, madje mund të shënonim golin e dytë. Megjithatë unë dal tek ideja ime, nuk ka punë që nuk bëhet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga