
Erzeni në javët e fundit ka humbur shumë terren ndaj ekipeve të kreut. Shijakasit në 4 ndeshjet e fundit kanë 3 barazime dhe një humbje, rezultate këto që e kanë zbritur në vendin e 5-të në klasifikim me 32 pikë.
Ndeshja e radhës në kampionët është në transfertën e Ballshit. Bylisi është kundërshtari i tyre, me djemtë e Xhevahir Kapllanit që do të synojnë të bëjnë kthesën. Shijakasit nuk duan më hapa fals dhe në “Adush Muça” i kanë idetë e qarta, hyjnë në punë vetëm 3 pikët.
Por kjo transfertë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi përpos kundërshtarit Kapllani duhet të bëjë llogaritë pa 4 lojtarë titullarë. Siç duket Erzeni është i “sakatuar” për sfidën e javës së 24-të. Ilirid Ademi u ndëshkua me karton ndaj Laçit dhe ndaj Bylisit do të jetë i pezulluar. Për arsye dëmtimesh do të mungojnë Leao, Krasniqi dhe Sadiki.