Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Kisha probleme me të ftohtin”, rrëfehet mesfushori i LAÇIT: Në Shqipëri po përballohet mirë Coronavirusi, këtu policia ju gjobit

Shkruar nga NEWSPORT
“Kisha probleme me të ftohtin”, rrëfehet mesfushori i

Situata në Shqipëri është alarmante për shkak të virusit “Covid 19” që po përhapet me shpejtësi duke paralizuar në këtë mënyrë jetën në vend.

Pikërisht për këtë ka folur mesfushori i Laçit, Teco që në një intervistë të dhënë për “Globo Esporte” tregon masat që janë marrë. Thekson limitet e vendosura nga qeveria dhe vlerëson masat shtrënguese.

“Situata po kontrollohet mirë falë Zoti, pasi kanë bllokuar lëvizjet nga Italia, në mënyrë që të mos vijnë shumë njerëz. Kampionati u ndërpre dhe ne jemi në shtëpi. Ka një orar për të lëvizur, deri në orën 13:00 mund të dalin njerëzit të punojnë ose të blejnë diçka. Pas asaj ore policia është në rrugë dhe ju gjobit nëse ju kap”, thotë fillimisht ai.

Më tej tregon jetën në Shqipëri, vështirësitë e fillimit si dhe problemin me dimrin pasi nuk ishte mësuar me temperature të ulëta.

 “Kam 10 muaj në Shqipëri dhe kur erdha në fillim ishte shumë e vështirë për mua për shkak të ndryshimit të orës. Më pas pata vështirësi kur erdhi dimri. Stërvitesha me pantallona termale dhe sipër tutat sportive. Gjithashtu vishja bluzë termike dhe një normale”, thotë ndër të tjera mesfushori i avancuar i Laçit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga