
Së fundmi është bërë i pashmangshëm largimi i "yjeve" të futbollit në drejtim të Kinës dhe kjo do të ketë nevojë për ndërhyrjen e FIFA-as, pasi ekipet e mëdha po shkatërrohen nga milionat e biznesmenëve kinezë.
“Tutto Sport”, ka zbuluar se së fundmi kinezët kanë kërkuar mesfushorin e Zenitit, Axel Witles, për të cilin është interesuar edhe Juventusi, por që si duket nuk ka asnjë mundësi për të afruar mesfushorin në Itali.
Biznesmenët kinezë kanë ofruar 20 milionë euro për Zenitin, ndërsa për lojtarin 27-vjeçar është rezervuar një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon. Mbetet në dorë të lojtarit për të mësuar nëse do ndodhë ky transferim apo Witsel do të zgjedhë "Zonjën e Vjetër".
[gallery columns="1" size="full" ids="69657"]