Ujërat te Flamurtari sa vijnë e turbullohen. Kriza financiare dhe rezultatet negative nuk janë të vetmit probleme për kuqezinjtë.
Organika e Ilir Dajës ka tepër cilësi dhe kjo ka shtuar ofertat e klubeve për ta. Të fundit në listë janë Augustin Torassa dhe Albi Alla.
Sulmuesi dhe mbrojtësi mësohet se kanë pasur kontakte me një klub të Superligës kineze, teksa pas një marrëveshje paraprake kanë informuar edhe klubin për situatën. Emri i klubit kinez ende nuk është zbuluar, duke lënë gjithçka në terr.
Gjithsesi ende nuk është marrë një vendim nga kryesia e klubit, e cila është e dyzuar mes dy zgjedhjeve pasi shitja e tyre do të mbushte arkën e klubit, ndërsa me largimin e tyre do të humbte shumë cilësi organika e Dajës.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.