Ai po shkëlqen në Turqi. Eduart Rroca kaloi këtë merkato te ekipi turk i Istanbulaspor, duke bërë hapin e karrierës. Lojtari nga Librazhdi po përshtatet mjaft shpejt, teksa po shënon dhe assiston rregullisht. Edhe nëse nuk e bën diçka të tillë, Rroca është protagonist. Ai pati një lidhje telefonike me Ora News, ku foli për shumë tema.
”Normalisht ndihesh mirë kur vlerëosohesh për kontributin që jep. E kemi vazhduar goxha mirë kampioantin. Shpresojmë që të vazhdojmë kështu. Dëshira është shumë e madhe. Shpresoj që mos kemi dëmtime. Nuk kam objekiva. Objektivi jonë është ekipi. Abazaj? Nuk ishte asgjë e rastësishme. Kam thënë diku tjetër që është radha e tij të shkojë te nëj ekip tjetër.
Nuk mund të bësh krahasime mes kampionatit turk dhe tonit. Ekipi jonë ka një arm plus sepse që dy tre vjet e ruan bërthamën kryesore të ekipit. Këtu ndihesh profesionist dhe vlerësohesh për atë që bën. E dobësojmë kampionatin shqiptar me këto largime. Kemi një trajner të mirë dhe të aftë. Shokët? Më shumë kanë shkuar te Teuta dhe më pak te Kukësi. Ëndrra ime është të ngjitem në Superligë. Ne e shohim vetëm listën e Kombëtares dhe nuk e dijmë si janë gjërat. Të gjithë në Kombëtare e kanë merituar” – Tha ai.