Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Këshilltari i Ramës, bosi i “Mektrin Motors” dhe biznesmeni i “Pelikanit”, aksionerët e rinj marrin në dorë të ardhmen e Dinamo City

Shkruar nga NEWSPORT
Këshilltari i Ramës, bosi i “Mektrin Motors” dhe

Ekipi I futbollit kryeqytetas, Dinamo, pritet të kthehet shpejt në elitën e futbollit. Binjakëzimi me ekipin anglez të Manchester City duket se është vetëm një nga elementët që premtojnë shumë për të ardhmen e ekipit, por jo më i rëndësishmi.

Newsbomb.al sjell një detaj nga lëvizjet e fundit brenda ekipit që synojnë të kthejnë në fushën e blertë një prej skuadrave që kanë lënë gjurmë të pazëvendësueshme në historinë e futbollit shqiptar.

Presidenti Adrian Bardhi ka shtrënguar sot duart me aksionerët e rinj të “Dinamo City”, të cilët do të “blindojnë” arkat dhe të ardhmen e skuadrës kryeqytetase. Bëhet fjalë për Ergys Agasin, Edmond Shahinin dhe Genc Matajn.

I pari, është një ndër njerëzit e promovuar ndër vite nga qeveria socialiste në pozicione të rëndësishme, është këshilltar i kryeministrit Edi Rama dhe I deleguar nga ky I fundit si drejtues politik I Qarkut të Durrësit për Partinë Socialiste, shkruan newsbomb.al.

Mes posteve të rëndësishme që Ergys Agasi është dhe ai I krut të Inspektoriatt të Mjedisit, vite më parë. Një ndër elementët që e ngritën atë në majat e pushtetit dhe në kupolën e Partisë Socialiste në Durrës është dhe fakti se ai është djali  ish-deputetit socialist Bardhyl Agasi.

Newsbomb.al raporton se Ergys Agasi është angazhuar edhe me ish-LSI e Ilir Metës, por vitet e fundit ai është përfshirë në “merkaton”e socialistëve.

Emri I dytë I aksionerit të ri të “Dinamo City” është dhe ai I Edmond Shahinit. Ky I fundit është drejtues I disa kompanive dhe bosi I autosallonit të makinave luksoze “Mektrin Motors”. Kjo kompani cilësohet si një ndër liderët në tregun e automobilave dhe ka një xhiro vjetore që I kalon 40 milionë eurot, shkruan newsbomb.al.

Në fund është dhe aksioneri I tretë. I fundit por jo më pak I rëndësishmi. Genci Mataj është Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë së transportit “Pelikan”, kompani e cila ka një xhiro vjetore të deklaruar më shumë se 13 milionë euro. Pas daljes nga pandemia, kjo kompani pati një rritje të konsiderueshme të aktivitetit.

Kompania e drejtuar nga Genci Mataj merret me transportin e ngarkesave të mëdha, brenda dhe jashtë vendit dhe cilësohet si një ndër kompanitë më të mira të transpotit në Shqipëri dhe Ballkan, për mallrat, për ngarkesa dhe dërgesa të përmasave të mëdha. Operon në Durrës dhe është e vetmja që ka tre terminale përpunimi për kontejnerë dhe rifuxho.

Skuadra e Dinamos falë këtyre investitorëve ka arritur që të bëjë dhe një merkato mjaft cilësore, gjithashtu ka afruar në ekip një trajner me emër si Luigi Di Biagio. Kujtojmë që sezonin e ri skuadra e Dinamos do luajë ndeshjen e parë përballë Tiranës në stadiumin “Elbasan Arena”. // Newsbomb.al 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga