Teuta do të presë Laçin në “Niko Dovana” ditën e diel, takim i vlefshëm për javën e 28-të të Abissnet Superiore. Kjo përballje do të startojë në orën 18:00 dhe është shumë i rëndësishëm për djemtë e detit që duan të rikthehen te fitorja në kampionat.
Dueli me kurbinasit është edhe një përplasje direkte për mbijetesën, pasi vetëm 1 pikë kanë më shumë vendasit se skuadra e Gentian Mezanit. Duke parë rëndësishnë e ndeshjes Edi Martini ëhstë i vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit dhe pas 4 javësh pa fitore synon 3 pikët në shtëpi, ndërsa ka nisur edhe stërvitjen intensive për këtë ndeshje.
Por nuk do ta ketë aspak të lehtë, pasi Erando Karabeci që mungoi në sfidën me Partizanin nuk do të jetë gati as ndaj krubinasve. Në fakt gjendja e tij fizike nuk premton shumë, pavarësisht se te stafi durrsak “kryqëzojnë” gishtat për të.
Kjo ka prishur dhe planet e Martinit, i cili si ndaj demave duhet të bëjë llogaritë pa Karabecin që në skuadër ka një rëndësi të madhe, si në fushë edhe në dhomat e zhveshjes.