
Tirana do të përplasë “brirët” me Egnatian në kampionat”, takim që do të luhet ditën e dielë në orën 17:00 dhe që është i vlefshëm për javën e 27-të të kampionatit.
Bardehblutëdo të luftojnë shumë për t’u rikthyer te fitorja në kampionat, e cila iu mungon prej 4 ndeshjesh. Erbim Fagu ende nuk ka shijuar fitoren e parë në stolin e Tiranës dhe ndaj rrogpozhinasve do të luajë “all-in” vetëm për 3 pikët.
Në këtë përballje do të ketë një mungesë të rëndësishme për kryeqytetasit. Trajneri i bardhebluve “tradhtohet” nga Rimal Haxhiu. Mbrojtësi u ndëshkua me karton të verdhë në duelin me Vllazninë dhe ndaj Egnatias kryesuese do të jetë i pezulluar, paasi ka plotësuar numrin 4 të kartonnëve të verdhë.
Poll