Kërkojnë 3 pikët për t’iu larguar fundit, Dinamo nxjerr në shitje biletat për sfidën me Vllazninë
Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo dhe Vllaznia do të sfidojnë njëra – tjetrën në “Elbasan Arena” duke nisur që nga ora 18:00 e ditës së nesërme, takim ky i vlefshëm për javën e 7-të të Superiores. Një duel ku “Blutë” do të kërkojnë vetëm 3 pikët për t’iu larguar fundit të klasifikimit.
Vetëm 1 ditë para kësaj përballjeje, klubi ka nxjerrë në shitje edhe biletat ,m ndërsa ka bërë të ditur edhe çmimin e tyre. Në tribunat A dhe B një biletë kushton 2000 lekë, ndërsa në tribunat E dhe G3 do të kushtojnë nga 500 lekë.
“Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e javës së shtatë të "Abissnet Superiore", e cila luhet nesër në orën 18:00 në stadiumin "Elbasan Arena"”, ka shkruar “Nëndetësja”.