
Kampionati shqiptar nuk ka marrë ende “dritën” jeshile për të nisur më 3 qershor kur është caktuar edhe data zyrtare nga FSHF-ja dhe klubet e Superligës. Pas dy takimeve të FSHF-së dhe Ministrisë u vendos që klubet të kthehen në stërvitje, por mungon miratimi për ndeshjet zyrtare.
Kur duhen edhe një javë nga starti i kampionatit, mungon përgjigja e Qeverisë e për këtë arsye, Federata i ka nisur një tjetër letër Ministres së sportit, Besa Shahini dhe asaj të Shëndetësisë, Orgerta Manastriliu dhe "ABC News" zbulon se çfarë shkruhet në kë letër.
“Kemi caktuar datën 3 qershor për kampionatin, kërkojmë miratimin tuaj zyrtar. A mund të kemi një përgjigje për kampionatin?”, shkruhet ndër të tjera në letrën që Sekretari Ilir Shulku i ka dërguar dy ministrive.