
Milan do të luajë në 21:00 një nga ndeshjet më të rëndësishme të fazës së grupeve të Champions League. Përballë do të ketë Salzburg ndërsa do të luftojnë për një biletë që siguron kualifikimin në fazën tjetër të këtij kompeticioni.
Në “San Siro” kuqezinjve do iu bënte punë edhe një barazim për të ruajtur vendin e dytë në grupin B, pasi Chelsea ka siguruar vendin e parë.
Rëndësia e kësaj sfidë dihet dhe si e tillë tifozët kuqezi kanë menduar të mbushin shkallët e stadiumit. Tashmë është konfirmuar që janë shitur të gjitha biletat për tifozët që do të jenë mbi 70 mijë, mes të cilëve 4 mijë do të jenë austriakë. Vetëm nga shitja e biletave, klubi kuqezi do të përfitojë plot 4.5 milionë euro.
Poll