Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kërkohet fitorja ndaj Kukësit, 6 futbollistë nuk stërviten me Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkohet fitorja ndaj Kukësit, 6 futbollistë nuk stërviten

Partizani do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Kukësin në sfidën  e javës së 17-të të Abissnet Superiore”. Kjo përballje do të luhet ditën e shtunë duke nisur që nga ora 13:00.

Një duel mjaft i rëndësishëm për të kuqtë që do të synojnë rikthimin te fitorja në kampionat që iu mungon prej 5 ndeshjesh. Kryeqytetasit kanë nisur përgatitjet për këtë takim, me Arbër Abilaliaj që në seancën e ditës së djeshme është fokusuar më shumë te taktika.

Gjithsesi 6 lojtarë nuk stërviten me skuadrën. Hoxha, Preka, Bytyçi janë të dëmtuar, teksa Kocijan ndjen ende dhimbje në gju. Përveç 4 futbollistëve me probleme, u shtohen këto edhe dy lojtarë të tjerë.

Kote dhe Bircaj nuk u stërvitën, pasi të dy lojtarët ishin të angazhuar me ekipin U-21. Gjithsesi te demat janë optimist se ndaj Kukësit do të mund të arrijnë te 3 pikët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga