Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kërkohet fitorja ndaj Çekisë, zbulohet sa tifozë do të ndjekin kombëtaren në Pragë

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkohet fitorja ndaj Çekisë, zbulohet sa tifozë do

Çekia do të presë kombëtaren shqiptare në “Fortuna Arena” për tëë zhvilluar mes tyre edhe sfidën e vlefshme për kualifikuet e Euro 2024. Një takim që do të luhet ditën e enjte duke nisur që nga ora 20:24.

Një ndeshje me një rëndësi të madhe për të dyja kombëtare të cilat synojnë që nga kjo përballje të mos dalin pa pikë, pasi vendos shumë mbi fatet e kualifikimit për në Europianin e Gjermanisë. Sigurisht edhe tifozët i janë përgjigjur kësaj ndeshjeje me nivel të lartë.

Si gjithmonë tifozët kuqezi do të jenë edhe në këtë transfertë në mbështetje të kombëtares. Sipas infromacioneve në Prague do të njekin kombëtaren nga shkallët e stadiumit 3 mijë tifozë. Fillimisht 1 muaj më parë në dispozicion të tifozëve kuqezi ishin vënë vetëm 1 mijë bileta, por duke parë interesimin e lartë u vendos të shtohej numri i tyre.

3 mijë tifozë do të brohorarin në kor emrat e lojtarëve shqiptarë, ndërsa të gjithë shpresojmë që nga Çekia të kthehemi me pikë, për të tentuar më pas maksimumin edhe ndaj Polonisë në “Air Albania” ditën e dielë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga