
Laçi do të udhëtojë në transfertë për të llogaritë e javës së 33-të të Abissnet Superiore. Kurbinasit do të sfidojnë në “Kukës Arena” skuadrën e Rraman Hallaçit.
Në 3 përballjet e këtij sezoni skuadra e Stavri Nicës nuk ka mundur të sigurojë asnjë pikë. Në këtë mënyrë duket se Kukësi është “makthi” i këtij sezonit për bardhezinjtë.
Të mërkurën Laçi do të synojë të mposhtë “makthin” dhe të sigurojë 3 pikët që janë shumë të rëndësishme për pjesamarrjen në Europë në sezonin e ardhshëm. Lajm i mirë për Nicën është rikthimi nga pezullimi i Sergio Ujkës, i cili mungoi ndaj Erzenit.
Poll