Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Plot 200 mijë kërkesa për bileta, numër tifozerie rekord në Milan-Atalanta

Shkruar nga NEWSPORT
Plot 200 mijë kërkesa për bileta, numër tifozerie rekord

Stadiumi “San Siro” do të jetë i tejmbushur për sfidën e javës së parafundit në Serie A mes Milanit dhe Atalantas. Kuqezinjtë e drejtuar nga Stefano Piolit po luftojnë për titullin kampion në Itali dhe një fitore kundër Atalantas, konsiderohet shumë e rëndësishme.

Si pasojë, tifozët kuqezi kanë vendosur të mbështesin masivisht ekipin e tyre. Plot 200 mijë kërkesa për bileta ka marrë klubi i Milanit, por vetëm 75 mijë prej tyre kanë arritur të sigurojnë një biletë për të parë ekipin e tyre të zemrës në stadium.

CEO i Milanit, Ivan Gazidis, ka konfirmuar se më shumë se 1 milionë tifozë kanë qenë në San Siro këtë sezon. Milani ka 2 pikë më shumë se Interi i vendit të tyre, si dhe kuqezinjtë kanë në favor edhe përballjet direkte. Ndeshja e fundit e Milanit, është në transfertë kundër Sassuolos.

Tags:

SERIA A BOTA

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga