Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Keqardhja e Stivi FRASHËRIT: Ndeshje episodike, çdo gjë mund të ndodhë për kualifikimin

Shkruar nga NEWSPORT
Keqardhja e Stivi FRASHËRIT: Ndeshje episodike, çdo gjë mund

Stivi Frashëri ka folur pas humbjes 2-1 kundër Sivasporit. Portieri i Ballkanit u shfaq i mërzitur që miqtë përmbysën rezultatin, kur në fakt skuadra e Ilir Dajës po bënte mirë. Për mediet, Frashëri deklaroi:

“Realisht janë disa momente në futboll që të dënojnë. Bëmë një pjesë shumë të mirë. Bëmë një pjesë të dytë disi të mirë. Janë disa episode që na ndëshkojnë.

Çunat luajtën mirë, por nuk ke çfarë i bën, futbolli është episodik. Lodhja ndikoi. Ne kemi qenë non stop duke luajtur ndeshjet e kampionatit dhe të Europës. Kemi pasur raste. Nuk kemi qenë aq të freskët.

Kualifikimi? Në futboll mund të ndodhë çdo gjë, ndaj është i bukur. E kam thënë që duhet ta marrim pa mërzitje. Kemi dhe dy ndeshje e do të japim maksimumin”, tha ai.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga