Albano Aleksi dhe Ardit Hila folën për Oversport pas fitores me Kastriotin. Mesfushorët e Tiranës u shprehën të lumtur për 3 pikët ndërsa pyetjes për titullin në derbi, Aleksi iu përgjigje se kjo është kënaqëi për çdo tiranas.
Ardit Hila: “Duke parë se po vjen fundi i kampionatit, jam shumë i lumtur për golin e shënuar. Ky gol i dedikohet të gjithë tifozëve të Tiranës. E kam thënë që i besoj shumë trajnerit Shehi.
Është me të vërtetë të shënosh sidomos në këto minuta ku merr një kënaqësi të veçantë. E kisha atë ndjesinë që mund të shkonte keq duke parë se në çfarë pike është kampionati.” – u shpreh Hila.
Albano Aleksi: "Fundi i kampionatit bëhet edhe më i vështirë, falenderoj Hilën me golin e shënuar. Ne jemi të gjithë një grup dhe mes nesh nuk ka lojtar stoli apo titullar. Ne mesfushorët jemi të gjithë shokë me njëri-tjetrin, kush luan apo kush nuk luan ne po njësoj jemi.
Normalisht, ndeshjet sa vijnë e bëhen më të vështira. Duhet të jesh më i qetë në mendje dhe të luash një futboll sa më të thjeshtë. Ekipet poshtë në renditje të bëhen pak të bezdisshme. Unë kam qejf ta fitoj titullin, por kënaqësia e çdo tiranasi është ta fitojë atë në derbi. Jemi të vetëdijshëm se ky vit do jetë i yni. Për çdo vuajtje që kemi kaluar, ne sërish ia kemi dalë të fitojmë.” – tha Aleksi.