
Drejtori i Tiranës, Tefik Osmani, ishte i tuar në një lidhje Skype me emisionin “Sport News” të moderatores Trevisa Tufa në “News 24”. Osmani foli për fitoren me Kukësin dhe për situatën te Tirana.
Kukësi – Pas një humbje të vështirë me Erzenin, reagimi i ekipit ishte i mirë. Kjo fitore na ka kënaqur të gjithëve, nuk ishte e lehtë. Kukësi është ekip shumë i vështirë. Para Egnatias kishte tre fitore rradhazi.
Tirana fiton pa Xhixhën – Arma jonë e fortë është grupi. Xhixha e tregoi më së miri kur penalltinë e gjuajti Limaj dhe festoi sikur shënoi vetë. Do na vinte mirë po të ishin të rregullt edhe golat që shënoi Xhixha sot. Është lojtar i rëndësishëm te Tirana.
Unë e kam thënë dhe më përpara që si për Xhixhën dhe për lojtarët e tjerë kemi pasur oferta, por do të jetë e vështirë të largohet, është e vështirë të lesh një lojtar në janar. Ka oferta për të gjithë lojtarët, duke filluar nga Bekaj, deri te lojtarët e stolit por ofertat mund do të shikohen vetëm pas ndeshjeve Europiane.
Kërkesat e Shehit – Asnjë trajner nuk është i kënaqur. Edhe pse ndeshje mund të fitohet 4-1, bëhen analiza dhe gjithmonë kërkohen gjëra më të mira. Sa më shumë lojtarë të mirë, aq më mirë për trajnerin.
Nuk është e lehtë na janë larguar 5-6 lojtarë. Nuk e kemi pritur që këta lojtarë që kemi afruar të kishin këtë afrimitet dhe sukses. Ata që kanë luajtur futboll e dinë që lojtarët duan kohën e tyre që të përshtaten më shumë në një ekip.
Partizani si rival – Nuk është vetëm Partizani, kampionati shqiptar është shumë i fortë. Të gjitha ekipet janë të forta. Nëse nuk e merr me seriozitet është e sigurt që nuk do të fitosh. Rival shoh ekipin, në qoftë se japim 100%, nuk na tremb askush.
Nuk dua t’i heq merita Partizanit, Vllaznisë, Kukësit apo Laçit. Është kampionat i vështirë, me 2 fitore je lart, me dy humbje je për mbijetesë. Prej disa vitesh kampionati ndahet në javët e fundit.