Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Kemi marrë oferta për Rey Manajn", nga Sivasspor të sigurtë: Ai do thyejë rekordin historik të transferimit

Shkruar nga NEWSPORT
"Kemi marrë oferta për Rey Manajn", nga Sivasspor të

Rey Manaj po kalon formën e “jetës” me ekipin e Sivasspor në elitën e futbollit turk. Në 23 ndeshje të këtij sezoni, me Superligës dhe Kupës, Manaj ka shënuar plot 15 gola, duke u kthyer në një pikë kyçe për Sivasspor.

Teksa zëdhënësi për mediat e klubit turk, Gokhan Karagol është shprehur se për lushnjarin ka shumë oferta. Por pavarësisht këtyre ofertave, nuk pritet që Manaj të shitet para fundit të sezonit aktual. Madje Karagol shton se transferimi i 26-vjeçarit shqiptar do të thyejë rekorde për Sivasspor, rekord që mbahet nga Konak kur u shit te Brighton për 4.5 milionë euro.

“Po marrim oferta shumë serioze për Rey Manajn. Megjithatë, ne i kemi shtyrë të gjitha këto oferta për fundin e sezonit aktual. Pas Europianit, ne presim që Manaj të thyejë rekordin historik të tranferimit”, është shprehur Gokhan Karagol.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga