Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Kemi kontaktuar Ilir Dajën", drejtori i Tiranës: Janë më shumë se 270 mijë euro premio

Shkruar nga NEWSPORT
"Kemi kontaktuar Ilir Dajën", drejtori i Tiranës: Janë

Debat I nxehtë në emisionin Pressing mes drejtorit sportiv të Tiranës, Arbi Laçi dhe Sulejman Starovës. Starova ka përmendur sërish punën e trajnerit Egbo të bardhebluve, që është trajner portierësh, ndërsa për këtë I është kthyer Laçi, duke konfirmuar se Halili ka vendosur që Egbo të jetë trajner I Tiranës sezonin që vjen.

Në një moment më pas, Laçi ka treguar edhe prapaskenat në kohën kur u vendos Egbo trajner, ndërsa drejtori I Tiranës konfirmon se u kontaktua në distancë Ilir Daja për të qenë trajner I Tiranës. Laçi konfirmon se Tirana ka marrë më shumë se 270 mijë euro premio për fitoret.

"Kishim një bisedë në distancë me Ilir Dajën. Nga momenti I atij goli dhe asaj fitoreje në derbi, I kërkohet Egbo që të jetë trajner në gjithë sezonin. Ai ka marrë më tepër nga cfarë priste për veten dhe ne prisnim nga ai. Premio e kalojnë shifrën e 270 mijë eurove. Ekipi I ka merituar. Ka qenë një bonus sportive. Javë pas jave morëm rezultate të mira, nuk do fitojmë gjithmonë gjithçka", tha Arbi Laçi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga