Asion Daja është një nga mesfushorët e Skënderbeut këtë sezon. Sezonin e kaluar, Daja ishte pjesë e Tiranës, ndërsa në një intervistë për “Fan Zone”, është shprehur se Partizani vjet e meritoi titullin kampion, ndërsa këtë sezon po ashtu edhe Tirana e ka merituar vendin e parë.
“Ne jemi stërvitur individualisht me programin e trajnerit. Për mendimin tim kjo nuk vlen shumë pasi ekipi duhet të mblidhet bashkë në fushë e të bëjë stërvitje tekniko-taktike pasi nuk vlejnë shumë këto stërvitje”.
Financat? “Është problem i madh pasi shteti i përjashtoi futbollistët. Ne jemi puntor si të gjithë e paguajmë taksa e pse thonë që nuk paguajnë taksa. Çdo biznes i ka këto që i jep më vonë apo me bonuse e jemi ndier të mënjanuar nga kjo ndihmë”.
Stërvitja? “Ne shteti nuk na ka lejuar e kur kemi dalë kemi dalë i si të paligjshëm edhe pse nuk jemi kriminela. E kemi menduar, por nuk është njësoj si stërvitja në fushë”.
Suksesi i vjetshëm i Partizanit dhe titulli i Tiranës? “Partizani e meritoi titullin atë sezon me trajnerin Gega që kishte bërë një skuadër simpatike. E për Tiranën do të thoja të njëjtën gjë pasi këtë e tregon renditja. Idealja do të ishte të shpalleshin në fushë si një kampionat normal. Ne kemi investuar që fëmij te futbolli dhe këtë punë kemi”.
Largimi nga Tirana? “Në fillim u shfaq ajo Tiranë me probleme duke parë deklaratat e trajnerëve. Me ardhjen e Egbos ata morën një hov dhe e treguan ndaj çdo kundërshtari. Kam keqardhje që u largova, por nuk jam penduar që jam larguar”.
Paga e luftës? “Po përsa I përketë pagës së luftës I kemi marrë e duhet të falenderoj FSHF-në pasi është një gjest për t’u vlerësuar në këto momente”.
Rikthim te Partizani? “Pres të mbaroj ky kampionat e pastaj do të vendos për një rikthim te Partizani. Tirana e meriton titullin pas kaq shumë vitesh dhe e mira do të ishte ta festonin në fushë bashkë me tifozët te stadium I ri. Në çdo ekip ku kam luajtur jam ndier shumë mirë”.