Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

VIDEO/ “Tërmet 5 ballsh” në kryeqytet! Partizani i Oltijon Kërnajës “leksione” ekipeve të Superiores, kryesojnë me pikë të plota (REZULTATI)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Tërmet 5 ballsh” në kryeqytet! Partizani i Oltijon
Partizani B duke festuar golin

Është mbyllur 5-0 ndeshja mes Partizanit B dhe Devollit. Në 90 minutat e zhvilluara nga skuadrat në “Arenën e Demave” u shënua vetëm 4 gol. Takim ky i vlefshëm për javën e 3-të të Kategorisë së Dytë, në grupin B.

Vendimtar në pjesën e parë ishin Marjus Kola dhe Denis Balla. I pari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 28-të të takimit. Në këtë mënyrë Kola i dha avantazhin të tijve, ndërsa Balla në minutën e 43-të shënoi për 2-0, me të kuqtë që udhëheqin ndaj kundërshtarëve të tyre.

Ndërkohë menjëherë pas golit të dytë, Orest Rifa ndëshkohet me karton të kuq dhe lë "Demat" me 10-të futbollistë. Pjesa e parë do të mbyllej kështu, për t’i lënë më pas spektaklin 45 minutave të dyta.

Në pjesën e dytë, pavarësisht që ishin në diasavantazh numerik sa i takon futbollistëve, të kuqtë gjetën edhe 3 herë të tjera golin. Në minutën e 54-të Diallo trefishoi shifrat, ndërsa Goca në të 72-tën dhe Ndrejaj në të 86-tën mbyllën llogaritë e kësaj përballjeje.

Kryeqytetasit kështu marrin një tjetër 3 pikësh në kampionat dhe tashmë kryesojnë me 9 pikë të plota pas 3 javësh.

E veçantë në këtë përballje është se ekipin e Partizanit B u drejtua nga Oltijon Kërnaja. Pavarësisht se ky i fundit prej ditësh ka marrë në dorë “frenat” e ekipit të parë të të kuqve, sërish shihet në stolin e ekipit B. 

 

Poll

Lexo gjithashtu