Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Të shtunë dhe të dielë, java e 5-të e Kategorisë së Dytë e “luftuar” (KALENDARI)

Shkruar nga NEWSPORT
Të shtunë dhe të dielë, java e 5-të e Kategorisë
Kategoria e Dyte

Kategoria e Dytë do të luajë ndeshjet e javës së 5-të të kampionatit në fundjavë. Të shtunë dhe të dielë ekipet do të zbresin në fushë dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores.

Saktësisht ditën e shtunë do të përballen mes tyre skuadrat e grupit A dhe 2 ekipe nga grupi B. Ndeshjet do të luhen të gjitha në orën 14;00.

Kështu Naftëtari pret në shtëpi Veleçikun, Akbanët luajnë në transfertë ndaj Basaanias, ndërsa Sopoti do të duelojë me Adriatikun. Duele të tjera do të jenë edhe Erzeni – Luzi dhe Tërbuni – Besëlidhja. Në këtë grup pushim këtë javë do të jetë Gramshi.

Ndërkohë nga grupi B do të përballen Bylis B – Devolli. Sa i takon 4 ndeshjeve të tjera të këtij grupi do të luhen ditën e dielë në orën 14:00. Do të sfidohen mes tyre Partizani B- Delvina, Oriku – Maliqi, Butrinti – Tomori dhe Këlcyra – Eagle. Skuadra e Shkumbinin në këtë grup do të jetë pushim këtë javë.

NDESHJET:

Grupi A:

Naftëtari – Veleçiku

Basania – Albanët

Sopoti – Adriatiku

Erzeni – Luzi

Tërbuni – Besëlidhja

Grupi B:

Bylis B – Devolli

 

Të dielën:

Grupi B:

Partizani B – Delvina

Oriku – Maliqi

Butrinti – Tomori

Këlcyra - Eagle

Poll

Lexo gjithashtu