
Te skuadra e Maliqit kanë vendosur t’u japin fund pushimeve, me ekipin që do të zbresë në fushë për të nsur përgatitjet për sezonin e ri.
Kështu stafi i Maliqit ka vendosur që skuadra të nisë zyrtarisht përgatitjet për Kategorinë e Dytë ditën e mërkurë. Me nisjen e stërvitjeve për sezonin e ri është plotësuar edhe stafi i maliqarëve.
Treshes Beqiri-Ametlli-Avdolli i bashkohet edhe ish-trajneri Egli Malësija. Për këtë të fundit është një rikthim te Maliqi, pasi dy sezonë më parë ka qenë pjesë e tyre.
“Ditën e mërkurë datë 7 gusht, skuadra do të zbresë në fushë për të nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik!
Në këtë edicion të ri, treshes Beqiri-Ametlli-Avdolli i bashkohet edhe ish-trajneri Egli Malësija, që rikthehet pas dy sezonesh për të qenë pjesë e stafit teknik të Maliqit!
Kategoria e Dytë këtë sezon do të startojë më datë 21 shtator dhe do të përfundoj më 6 prill 2025. Ndarja e ekipeve në dy grupe dhe hedhja e shortit do të bëhet në ditët në vijim nga FSHF në ambientet e 'Shtëpisë së Futbollit'”, ka shkruar klubi i Maliqit.