Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Përballja me Tomorin, Butrinti: Transfertë e vështirë dhe përballë një kundërshtari të fortë, me mbështetjen e tifozëve shkojmë me besim

Shkruar nga NEWSPORT
Përballja me Tomorin, Butrinti: Transfertë e vështirë dhe
Butrinti

Butrinti do të luajë në transfertë ndaj Tomorit në kuadër të javës së 16-të të Kategorisë së Dytë. Takim ky që do të luhet ditën e dielë në orën 13:00 dhe luhet për llogaritë e grupit B.

Në prag të kësaj sfide, skuadra e Butrintit kërkon mbështetjen e tifozëve, ndërsa vlerëson në maksimum kundërshtarin. Madje nuk ngurojnë ta quajnë këtë transfertë si një nga më të vështirat, pasi luajnë në një qytet që e do shumë futbollin.

“Të dielën jemi në Berat! Një transfertë e vështirë përballë një kundërshtari të fortë dhe një qyteti që e do futbollin po aq sa ne.

Vijmë me respekt ndaj kundërshtarit, por me  besim dhe vetëm një qëllim: të japim maksimumin në fushë dhe të luftojmë për fitoren.

Tifozët tanë pritet të jenë të shumtë në mbështetje të ekipit — bashkë më të fortë kudo që luajmë!

Forca ekipi!”, ka shkruar klubi.

Poll

Lexo gjithashtu