Kategoria e Dytë do të luajë ndeshjet e mbetura të javës së 9-të të kampionatit. Kështu 4 takime do të luhen në orën 13:00.
Në grupin A do të zhvillohen 3 ndeshje. naftëtari do të presë në shtëpi skuadrën e Basanias, ndërsa Sopoti do të duelojë me Besëlidhjen, ndërkohë Tërbuni sfidon në transfertë Gramshin.
Ndërkohë në grupin B do të luhet takimi i vetëm mes Devollit dhe Luftëtarit. Kujtojmë se kjo përballje ditën e djeshme u shty për shkak të reshjeve të dëborës dhe kushteve të vështira atmosferike.
NDESHJET:
NAFTËTARI – BASANIA
SOPOTI – BESËLIDHJA
GRAMSHI – TËRBUNI
DEVOLLI - LUFTËTARI
Poll