Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

“Mund, djersë, skakrificë”, Luftëtari reagon në rrjetet sociale pas rikthimit në Kategorinë e Parë: Është vetëm fillimi i një kapitulli të ri

Shkruar nga NEWSPORT
“Mund, djersë, skakrificë”, Luftëtari reagon në
Luftetari

Luftëtari është ngjitur në Kategorinë e Parë. Gjirokastritët fituan titullin kampion në grupin B dhe tashmë sezonin e ri do të luajnë në Kategorinë e Parë.

Një rikthim pas 3 vitesh për Luftëtarin dhe për këtë klubi ka bërë një postim të gjatë të rrjetet sociale. Gjirokastritët shkruajnë se ishin 3 vit mund e sakrifica për të rikthyer këtë ekip në Kategorinë e Parë.

Ndër të tjera falenderojnë tifozët për mbështetjen dhe besimin e dhënë si dhe lojtarët për kontibutin e tyre. Një ringjallje e një skuadra mjaft të me ndikin në futbollin shqiptarë.

“Pas 3 vitesh sakrificash, Luftëtari ngjitet në Kategorinë e Parë – Një ëndërr që u bë realitet

Në fund të një rruge të gjatë, të vështirë dhe plot pengesa, Luftëtari më në fund ia doli. Pas tre vitesh mbushur me mund, djersë, shpresë dhe durim, ky ekip i zemrës gjirokastrite është rikthyer aty ku i takon në Kategorinë e Parë. Kjo nuk është vetëm një ngjitje, por një ringjallje, një kthim i dinjitetit për një klub me histori, pasioni dhe traditë.

Emocionet ishin të papërshkrueshme kur bilbili i fundit ra në ndeshjen vendimtare. Lojtarët ranë në tokë, disa me lot në sy, të tjerë duke u përqafuar me njëri-tjetrin. Ishin lot gëzimi, por edhe çlirimi. Sepse askush nuk e di më mirë se ata sa është dashur të luftojnë për këtë ditë. Sakrificat ishin të panumërta stërvitje në kushte të vështira, ndeshje të vështira, zhgënjime që nuk i rrëzuan, por i forcuan edhe më shumë.

Tifozët, ata që kurrë nuk e lanë vetëm ekipin, ishin aty me flamujt në duar, me zërin që nuk u lodh kurrë, me dashurinë që kurrë nuk u shua. Gjirokastra jetoi një ditë feste, një ditë krenarie, një ditë që do të mbetet në histori. Sepse Luftëtari është më shumë se një ekip. Është një simbol i rezistencës, i shpirtit luftarak, i një qyteti që nuk dorëzohet kurrë.

Ky sukses është një shpërblim i madh për të gjithë: për lojtarët, stafin, drejtuesit, por mbi të gjitha për tifozët e zjarrtë që gjithmonë besuan. Luftëtari tani ka një mision të ri të tregojë se jo vetëm meriton të jetë në Kategorinë e Parë.

Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri. Por sot, le të festojmë. Sepse pas çdo stuhie vjen dielli. Për Luftëtarin, sot ka lindur një diell i ndritshëm mbi fushat e Gjirokastrës.

Pa harruar ata që donin të na vrisnin brenda dhe jashtë fushës të cilët na bënë edhe më të fort në fushë.

#????????̈???????????????????????????????????????????????????????????????? #???????????????????????????????????????????????????????? ????⚫️????”, shkruhet në postim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga