
Kategoria e dyte
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Grupit B të Kategorisë së Dytë të zhvilluara ditën e sotme. Në këto 5 sfida, u shënuan 11 gola.
Luftëtari triumfoi në “frymën e fundit” në transfertën e vështirë të Tomorit. Sfida përfundoi 0-1 në favor të gjirokastritëve. Ndërsa, skuadra e Shkumbinit nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 përballë Memaliajt.
Në ndeshjet e tjera, Oriku fitoi 2-1 me Këlcyrën, ndërsa skuadra e Devollin mori një triumf minimal 1-0 përballë ekipit të Turbinës së Cërrikut. Në sfidën tjetër, Delvina fitoi pastër 2-0 me Butrintin.
REZULTATET:
Tomori 0 – 1 Luftëtari (Diamanti 90')
Shkumbini 2 – 2 Memaliaj (Muzhaqi 77', 88' / Hyzellari 32', Bilaj 63')
Oriku 2 – 1 Këlcyra (Dalanaj 23', Llojaj 89' / Shele 81')
Devolli 1 – 0 Turbina (Ago 59')
Delvina 2 – 0 Butrinti (Dickson 75', Radovani 77')
Poll