Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Klubi i Kategorisë së Dytë u bën thirrje të rinjve të qarkut: Na dërgoni CV-të, bashkohuni me projektin tonë

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi i Kategorisë së Dytë u bën thirrje të rinjve
Kategoria e Dyte

Turbina ka nisur zyrtarisht përgatitjet për edicionin e ri që i gjen ata në Kategorinë e Dytë. Drejtuesit e klubit cërrikas po punojnë për të ndërtuar skuadrën e këtij sezoni që do të tentojë rikthimin në të Parën dhe me anë të një postimi në rrjete sociale, u bëjnë thirrje të rinjve të Qarkut Elbasan t’u bashkohen projektit të tyre.

“KF Turbina njofton të gjithë të rinjtë e Qarkut Elbasan që në datë 19.08.2024 startojnë përgatitjet për sezonin e ri në ambientet e stadiumit Nexhip Trungu. Ftojmë të gjithë sportistët e Qarkut Elbasan t’i bashkohen projektit tonë. Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV e tyre në DM”, njofton klubi.

Kategoria e Dytë këtë sezon do të startojë më datë 21 shtator dhe do të përfundoj më 6 prill 2025. Ndarja e ekipeve në dy grupe dhe hedhja e shortit do të bëhet në ditët në vijim nga FSHF në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’.

Klubi i Kategorisë së Dytë u bën thirrje të rinjve
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga