
Kategoria e Dytë
Kanë përfunduar ndeshjet sotme të Kategorisë së Dytë, në kuadër të javës së 3-të. Sot u luajtën 2 sfida të vlefshme për grupin A dhe 4 të tjera për grupin B.
Në grupin A, Shiroka ka fituar me rezultatin 3-1 përballë Veleçikut. Ndërkohë që sfida tjetër e këtij grupi, ajo mes Gramshit dhe Tërbunit është mbyllur 1-0 në favor të gramshiotëve.
Në krahun tjetër, në Grupin B, Shkumbini u mposht në shtëpi 1-3 nga Maliqi. Oriku barazoi 0-0 me Tomorin, kurse Bylis B fitoi 3-2 me Eagle Football. Ndërsa Butrinti triumfoi me shifrat 2-1 me Këlcyrën.
Grupi A:
Shiroka 3 - 1 Veleçiku
Gramshi 1 - 0 Tërbuni
Grupi B:
Shkumbini 1 - 3 Maliqi
Oriku 0 - 0 Tomori
Bylis B 3 - 2 Eagle Football
Butrinti 2 - 1 Këlcyra
Poll