
Kategoria e dyte
Jo vetëm Superiorja dhe Kategoria e Parë, por edhe Kategoria e Dytë do të marrë vëmendjen ditën e sotme. 5 takime do të luhen në kampionat dhe janë të vlefshme për javën e 19-të të saj.
Të gjitha sfidat do të luhen në orën 15:00, ku 10 ekipe do të kërkojnë fitoren në fushë për të arritur objektivat e tyre. Kështu Sopoti pret në shtëpi Albanët, ndërsa Valbona duelon me Ilirinë.
Murlani ka udhëtuar në transfertë për t’u përballur me Gramshin, teksa edhe Besëlidhja luan në transfertë ndaj Adriatikut. Takimi i fundit i ditës së sotme do të jetë mes Tërbunit dhe Veleçikut.
Ndeshjet:
SOPOTI – ALBANËT
VALBONA – ILIRIA
GRAMSHI – MURLANI
ADRIATIKU – BESËLIDHJA
TËRBUNI – VELEÇIKU
Poll