
Sezoni 2025-2026 i Kategorisë së Dytë do të nisë zyrtarisht në fundjavë. Kështu të shtunën do të luhen ndeshjet e grupit A dhe në program janë 5 sfida dhe të dielën do të luhet 1 takim i grupi A dhe 5 ndeshjet e grupit B. Kështu 22 ekipe do të zbresin për herë të parë në fushë për sezonin e ri, ku do të synojnë ta nisin me këmbën e mbarë.
Albanët do të presin në shtëpi Luzin, ndërsa Valbona do të luajë në transfertë ndaj Naftëtarit.,Në transfertë do të luajë edhe Besëlidhja ndaj basanias, teksa duelet të tjera janë edhe Sopoti – Tërbuni dhe Erzeni – Gramshi. Të gjitha këto përballje do të startojë në orën 14:00.
Ndërkohë ditën e dielë do të luhen 6 ndeshje të tjera. Adriatiku – Veleçiku do të luhet në orën 14:00 dhe është e vlefshme për llogaritë e grupi A. Nga ana tjetër në grupin B do të sfidohen Delvina – Devolli, Shkumbini – Tomori, Partizani b – Eagle Football, Oriku - Këlcyra dhe Bylis B – Butrinti.
Java e 1:
Të shtunën:
GRUPI A:
ALBANËT – LUZI
NAFTËTARI – VALBONA
BASANIA – BESËLIDHJA
SOPOTI – TËRBUNI
ERZENI- GRAMSHI
Të Dielën:
Grupi A:
ADRIATIKU – VELEÇIKU
GRUPI B:
DELVINA – DEVOLLI
SHKUMBINI – TOMORI
PARTIZANI B – EAGLE FOOTBALL
ORIKU – KËLCYRA
BYLIS B - BUTRINTI