Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Kategoria e Dytë/ 41 gola në 11 ndeshje! Ekipet e grupit A dhe B “dhurojnë” spektakël, fitore për Ilirinë, Devollin dhe Sopotin (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Dytë/ 41 gola në 11 ndeshje! Ekipet e grupit A dhe B
Kategoria e Dytë

Kanë përfunduar të 11 ndeshjet e ditës së sotme të Kategorisë së Dytë. Në fushë zbritën ekipet e Grupit A dhe të Grupit B, teksa në këto 11 duele u shënuan 41 gola.

Në Grupin A, Murlani u mposht 3-8 në shtëpi nga Adriatiku, ndërsa Albanët barazuan 2-2 me Tërbunin. Në krahun tjetër, Gramshi humbi 0-3 me Veleçikun, Luzi fitoi 3-1 me Besëlidhjen, ndërsa Sopoti 2-1 me Naftëtarin. Fitore 3-0 edhe për Ilirinë në ndeshjen përballë Basanias.

Ndërkohë në grupin B, Shkumbini mori një fitore minimale 1-0 përballë Maliqit. Oriku dhe Luftëtari barazuan me shifrat 0-0, ndërsa Devolli triumfoi 5-1 përballë Memaliajt. Në ndeshjet e tjera, Delvina dhe Këlcyra barazuan 2-2, ndërsa Butrinti fitoi 2-0 me Turbinën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga