Kategoria e Dytë do të luajë në fundjavë ndeshjet e javës së 9-të të kampionatit. Duele këto që janë parashikuar të luhet në të shtunën dhe të dielën.
Kështu ditën e shtunë do të zbresin në fushë ekipet e grupit A. Sopoti do të presë në shtëpi Veleçikun, ndërsa Basania luan në transfertë nda Erzenit. Gjithashtu Gramshi do të sfidohet me Naftëtarin dhe Tërbuni luan kundër Albanëve. Dueli i fundit i këtij grupi do të jetë mes Besëlidhjes dhe Adriatikut, ku të gjitha këto përballje do të startojnë në të njëjtën orën 13:00.
Po në 13:00 do të luhen edhe duelet e grupi B, por ditën e dielë. Ndeshje interesante dhe të luftuara janë në program për t’u zhvilluar, ku ekipet do të sfidohen mes tyre për 3 pikët e kësaj jave.
Spikat dueli mes Bylis B dhe Partizanit B, teksa vëmendjen marrin edhe Butrinti – Shkumbini, Këlcyra – Delvia, Eagle – Maliqi dhe Tomori – Devolli.
