Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Humbja në derbi nuk është harruar, klubi nga Saranda detyrim fitoren në "Andon Lapa"

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja në derbi nuk është harruar, klubi nga Saranda detyrim
Butrinti

Butrinti rikthehet të luajë nesër në Kategorinë e Dytë. Butrintasit presin në shtëpi Devollin dhe 3 pikët janë detyrim.

Devolli vjen në Sarandë si një kundërshtar i fortë. Bilishtasit ndodhen 4 pikë para verdhebluve dhe 1 pozicion më lartë. Sigurisht që blutë nuk do të hapin rrugë, por për klubin nga Sarnda fitorja është jetike për të ngushtuar diferencat me juglindorët.

Sarandiotët vijnë nga një humbje ndaj Delvinës në derbi dhe një disfatë sërish kësaj radhe në “Andon Lapa” do të nxirrte nga binarët klubin e kategorisë së Dytë.

Sfida luhet që prej orës 13:00 dhe transmetohet në Saranda Web. Hapi fals i vendasve do të mërziste tifozerinë e4 shumtë që pritet të mbështesë Butrintin ditën e diel.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga