Gjirokastra është një qytet që shquhet për futboll. Ka nxjerrë plot talente e madje ka arritur e deri në turet kualifikuese të Europa League.
Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë. Dikur stadiumi gumëzhinte dhe mbushej plot. Në Superiore Luftëtarit ia kishin frikën shumë skuadra. Ishte një transfertë e cilësuar shumë e vështirë.
Tani gjirokastritët pas shumë "halleve" orvaten të gjejnë veten dhe të ngjiten në të Parën. Tapeti i ri si investim në fokus nga FSHF është inauguruar në foto. Ai duket fantastik dhe në gjendje shumë të mirë. Vendasit pritet të luajnë në shtëpinë tyre, në qytetin e gurtë, pasi për momentin ndeshjet si vendas i caktojnë në Delvinë, fqinjët e tyre.
Poll