
Kategoria e Dytë
Sot janë luajtur dhe ndeshjet e fundit të Kategorisë së Dytë. Iliria e Fushkrujës ka arritur një fitore me shifrat 4-0 dhe është ngjitur zyrtarisht në Kategorinë e Parë.
Këlcyra ka arritur të fitojë me shifrat 4-3 përballë miqve të Devollit. Naftëtari është mposhtur në shtëpi sot nga Luzi i Vogël me rezultatin minimal 1-0.
Turbina ka triumfuar në shtëpi me shifrat 3-1 përballë Delvinës. Ndërsa sfida e fundit e ditës së sotme mes Basanisë dhe Sopotit është mbyllur në barazim me shifrat 1-1.
REZULTATET:
Adriatiku 0 – 4 Iliria
Basania 1 – 1 Sopoti
Naftëtari 0 – 1 Luzi
Turbina 3 – 1 Delvina
Këlcyra 4 – 3 Devolli
Poll