
KF Butrinti
Butrinti ka nisur seancat stërvitore për vitin e ri. Në fushë kanë zbritur edhe afrimet e reja pranë ekipit sarandiot.
Klubi i Kategorisë së Dytë ka mbyllur periudhën e festave dhe tani vëmendja është e gjitha në pjesën e dytë të sezonit. Mesfushori Eglond Zymeri është afruar në Sarandë, po më shumë bujë ka bërë integrimi i Sonil Vasiliut.
Futbollisti vlonjat është një përforcim i mirë pasi vjen nga eksperienca në Serie C ose kategoaria e tretë e Italisë.
Aftësitë e fituara në gadishullin apenin si dhe talenti i shkodranit Zymeri janë disa nga pikat kyçe ku Butrinti do i varë shpresat në vijim. Pritet prutje akoma në qytetin bregdetar për të kompletuar të gjithë grupin.
Poll