Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Besëlidhja “shpartallon” me 10 gola kundërshtarin, Sopoti bën detyrën në shtëpi (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
Besëlidhja “shpartallon” me 10 gola kundërshtarin, Sopoti
Kategoria e Dytë

Kanë përfunduar 5 duelet e sotme të vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë së Dytë. Në fushë zbritën 8 ekipe të grupit A dhe 2 të tjera që militojnë në Grupin B.

Në grupin A, Sopoti nuk fali në shtëpi përballë Veleçikut, duke fituar me shifrat 3-0. Në krahun tjetër, Besëlidhja fitoi me goleadë me shifrat 10-0 përballë Adriatikut.

Në ndeshjet e tjera të këtij grupi, Erzeni fitoi 2-1 me Basanian, ndërsa Tërbuni barazoi 1-1 me Shirokën. Ndërkohë që grupi B dhuroi 3 gola, Tomori fitoi 2-1 me Devollin.

Poll

Lexo gjithashtu