Kategoria e Dytë
Kanë përfunduar 6 ndeshjet e sotme të Kategorisë së Dytë. Kujtojmë që një sfidë ishte e vlefshme për grupin A, ndërsa 5 të tjera për grupin A. Në këto duele u shënua një total prej 13 golash.
Në grupin A, Naftëtari ia doli që të fitonte 1-0 përballë Tërbunit. Ndërsa në krahun B, Maliqi fitoi 3-0 me Tomorin, kurse ekipi i Delvinës ia doli që të fitonte 0-2 përballë skuadrës së Eagle Football.
Shkumbini në krahun tjetër fitoi 4-1 me Këlcyrën, ndërsa Oriku barazoi 1-1 me Bylis B. Surpriza e ditës ishte e Partizanit B, i cili ngeci në “Arenën e Demave” në barazim pa gola përballë Butrintit.
Poll
