
Kategoria e dyte
Dje u luajtën sfidat e vlefshme për Grupin A, ndërsa sot do të zbresin në fushë skuadrat e Grupit B të Kategorisë së Dytë. 5 ndeshje do të luhen sot duke nisur nga ora 13:00.
Tomori do të presë në shtëpi skuadrën e Luftëtarit, ndërsa Memaliaj luan në transfertën tepër të vështirë, atë kundër Shkumbinin. Në krahun tjetër, Këlcyra përballet me Orikun.
Në dy ndeshjet e tjera, ekipi i Devollit pret në shtëpi Turbinën e Cërrikut. Në sfidën tjetër, skuadra e Butrintit udhëton në transfertë për tu përballur me Delvinën.
Poll