Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

1 ndeshje e grupit A dhe 5 nga grupi B, Kategoria e Dytë “zjarr” ditën e sotme (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT
1 ndeshje e grupit A dhe 5 nga grupi B, Kategoria e Dytë
Kategoria e Dyte

Edhe grupi B në Kategorinë e Dytë do të marrë vëmendjen. Saktësisht ditën e sotme në program janë 5 ndeshje mjaft të luftuara, të vlefshme për javën e 15-të.

Ekipet mes tyre do të bëjnë llogaritë e javës së 15-të, teksa ekipe si Partizani B, Bylis B, Oriku apo Butrinti do të luajnë “all-in” për fitoren.

Kështu Partizani B do të presë në shtëpi ekipin e Maliqit, teksa Delvina luan në transfertë ndaj Shkumbinit. Nga krahu tjetër Brutrinti mat forcat me Eagle Futboll.

2 duelet e tjera do të jenë Bylis B – Tomori dhe Oriku – Devoli. Të gjitha këto përballje janë programuar të startojnë si gjithmonë në të njëjtën orë, 13:00.

Ndërkohë në po të njëjtën orë do të luhet edhe sfida e vetme e grupi A. Basania dhe Adriatiku do të sfidohen gjithashtu mes tyre.

NDESHJET:

Grupi A:

BASANIA – ADRIATIKU

GRUPI B:

PARTIZANI B – MALIQI

SHKUMBINI – DELVINA

BUTRINTI – EAGLE FOOTBALL

ORIKU – DEVOLLI

BYLIS B - TOMORI

Poll

Lexo gjithashtu