Kategoria e Dytë do të luajë ndeshjet e tjera të javës së 10-të të kampionatit. Në orën 13:00 do të luhen 5 takime shumë të rëndësishme, ndërsa në orën 14:30 do të luhet një tjetër përballje.
1 përballje është e vlefshme për llogaritë e grupit A, ku Naftëtari pret në shtëpi Tërbunin, ndërsa për llogaritë e grupit B do të sfidohen mes tyre 10 ekipe.
Maliqi pret Tomorin, ndërsa Delvina do të luajë në shtëpi ndaj Eagle. Në transfertë do të luajë Këlcyra ndaj Shkumbinit, teksa Oriku pret Bylisin B. Nga ana tjetër Partizani B do të luajë në “Arenën e Demave” ndaj Butrintit dhe luhet në orën 14:30.
NDESHJET:
Grupi A
NAFTËTARI – TËRBUNI
Grupi B
MALIQI – TOMORI
DELVINA – EAGLE
SHKUMBINI – KËLCYRA
ORIKU – BYLIS B
PARTIZANI B - BUTRINTI
