
Prezantimi i Ditmar Bicajt
Siç ishte thënë prej ditësh, Ditmar Bicaj do të rikthehej në Kategorinë e Parë për të marrë drejtimin e një ekipi. Bëhej fjalë për skuadrën e Lushnjes, me palët që kanë arritur tashmë një marrëveshje.
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes Eriselda Sefa, ka konfirmuar gjithashtu dhe emërimin e Bicajt.
“Ditmar Bicaj është zgjedhja jonë për stolin e Lushnjës pas dorëheqjes së trajnerit Erjon Xhafa! Ditmari është një teknik i ri me ambicie që spikati tek Burreli sezonin e kaluar dhe shpresoj që impakti i tij tek ekipi ynë të jetë i menjëhershëm duke nisur nga sfida me Kastriotin!”, shkruan Sefa.
View this post on Instagram
Poll