Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Një emër i njohur në krye të Laçit, kurbinasit prezantojnë ish-trajnerin e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Një emër i njohur në krye të Laçit,
Naci Sensoy

Laçi nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Stefano Senigagliesi. Në krye të kurbinasve tashmë do të jetë Naci Sensoy.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra kurbinase nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sensoy siç dihet është një emër i njohur për Superiores, pasi në të kaluarën ka drejtuar ekipe si Kukësi apo Bylis.

“KF Laçi ka kënqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me trajnerin Naci Şensoy, i cili do të marrë nga sot drejtimin e ekipit bardhezi. 67-vjeçari i bashkohet Laçit pas eksperiencave të mëparshme si trajner i Vihrenit, Bylisit, Kukësit, FK Manisa, FC Liria dhe të tjera.

Stafi i KF Laçit i uron mirëseardhjen dhe shumë suksese në pankinën tonë trajnerit Şensoy!”, thuhet në njoftim. Siç dihet bardhezinjtë janë në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 17 pikë pas 9 javësh, teksa synimi kryesorë i tyre është rikthimi në Superiore. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

Poll

Lexo gjithashtu